Arbëri

Në Burrnik të Ferizajt vendoset pika e tretë e kontrollit policor për mbrojtjen e pyjeve

Descriptive Text

Vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami për mbrojtjen e pyjeve po jep rezultate domethënëse në terren.

Ky model i kujdesit ndaj natyrës po tregohet efikas edhe me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në vendosjen e pikave të ndalimit-kontrollit policor në rrugët që çojnë në viset malore në territorin e Ferizajt. Deri më tani, Komuna e Ferizajt ka vendosur dy pika kontrolli policor, kurse së fundi është funksionalizuar edhe pika e tretë e kontrollit në fshatin Burrnik.

E gjitha kjo është realizuar pasi që nga analiza e bërë nga zyrtarët e drejtorisë së bujqësisë ka rezultuar se kjo masë ka reduktuar në mënyrë drastike prerjen ilegale të pyjeve në territorin e Ferizajt. Ndërkohë edhe mbetjet e masave drusore në pyjet e Ferizajt, janë lejuar nga Agjencioni Kosovar i Pyjeve për shfrytëzim në dobi të interesit publik.