Arbëri

Dështon për të dytën herë ndërtimi i bulevardit të qytetit

Ndërtimi i bulevardit të Podujevës ka dështuar për të dytën herë me radhë. Ky projekt ishte paraparë të fillonte vitin e kaluar, por mjetet e parapara (rreth 1 milion euro) ishin rialokuar për asfaltime të rrugëve të vogla. Njësoj ka ndodhur edhe sivjet. 700 mijë eurot e parapara për të janë rialokuar për asfaltimin e disa rrugëve në qytet e fshatra të kësaj komune.

Këshilltarët e partive opozitare në Podujevë (LVV e PDK) e kanë quajtur këtë projekt të rremë të fushatës elektorale për përfitim të votave, dhe po ashtu si marketing politik që figuron vetëm në letër. Këshilltarja e VV-së, Lirika Maliqi, ka thënë se do të ishte shumë e lumtur sikur ky projekt të realizohej, shkruan sot Koha Ditore.

“Vendimi i Komunës lidhur me bulevardin është hiç më shumë se një premtim i rrejshëm i fushatës elektorale me qëllim të përfitimit të votave. Do të isha shumë e lumtur nëse ky projekt do të realizohej, mirëpo duke i njohur tash e sa kohë veprimet dhe traditën e tyre në manipulime, jam shumë skeptike për realizimin e këtij projekti”, ka thënë Lirika Maliqi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)