Arbëri

Mungesa e infrastrukturës në Pejë sfidon zbatimin e gjobave për ndotësit e ambientit

Descriptive Text

Udhëzimi i ri Administrativ i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për ndëshkime me gjoba mandatore për hedhje të mbeturinave, që është sjellë të mërkurën, do të ketë vështirësi inspektori ta gjobisë qytetarin për hedhjen në rrugë të duqit të cigares, çamçakëzit, kënaçes... apo ndonjë mbeturinë tjetër që mban qytetari në dorë, pasi në tërë qytetin e Pejës mungon infrastruktura më e thjeshtë për ruajtjen e mjedisit, siç janë shportat apo taketuke publike.

Në asnjë rrugë brenda në qytet e as në lagje të qytetit nuk gjen asnjë shportë të vetme për ta hedhur një letër, të cilën qytetari i kujdesshëm për mjedisin, e mban në xhep derisa arrin në korzo të qytetit, ku gjenden disa shporta të vetme për mbeturina, dhe ato janë të vjetra dhe të dëmtuara, shkruan sot Koha Ditore.

Në disa rrugë kryesore në qytet më herët ka pasur edhe shporta, por ato janë dëmtuar ose janë zhdukur nga vendet ku ishin dhe prapa kanë mbetur vetëm unazat e tyre që i kanë mbajtur për shtylla. Madje, trotuari prej stacionit të autobusëve deri në korzo të qytetit është më e frekuentuar në Pejë dhe nuk ka as edhe një shportë të vetme apo taketuke publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)