Arbëri

Digjet bërlloku afër stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë

Descriptive Text

Derisa gjenerata e U15 e KF Trepçës ’89 po zhvillonte seancën stërvitore një zjarr ishte ndezur afër stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje nga djegia e bërllokut pranë stadiumit të Trepçës ’89.

Ai thotë se, “mbeturinat janë djegur nga disa punëtorë të stadiumit, të cilët kanë zgjedhur mënyrën më të lehtë për ta, por më të dëmshme për krejt lojtarët dhe fëmijët të cilët po ushtrojnë te klubi Trepça ’89”.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ditë më parë ka marrë vendim se qytetarët që ndotin ambientin do të gjobiten nga 20 deri në 100 euro.