Mitrovica subvencionon 99 fermerë

Mitrovica subvencionon 99 fermerë

18 tetor 2018 14:32

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 99 fermerë.

77 prej tyre janë pajisur me nga 200 kilogramë farë gruri dhe 100 kilogramë pleh artificial, 20 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe nga 100 kilogramë pleh artificial dhe 2 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe 150 kilogramë pleh artificial, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ky projekt arrin vlerën prej 10,290 euro.

Komuna ka ndarë 8,232 euro, kurse pjesa tjetër është siguruar nga fermerët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme