Arbëri

Gjoba prej 20 deri në 100 euro për qytetarët që ndotin ambientin

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka nënshkruar Udhëzimin administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore. Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizikë që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të gjobiten me gjobë prej 20 deri 100 euro.

Matoshi ka thënë se ky udhëzim ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave, eliminimin apo reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private nga ndotja, përmes menaxhimit të mbeturinave, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, krahas fushatës së pastrimit e cila po vazhdon me sukses, zbatimi i këtij udhëzimi do të ndikojë pozitivisht në vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit nga hedhja e mbeturinave në vende të pacaktuara dhe djegien e tyre.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)