Arbëri

Asfaltohen 4 rrugë alternative në komunë të Ferizajt me qasje në magjistrale

Komuna e Ferizajt ka nisur ndërtimin dhe asfaltimin e disa rrugëve alternative, të cilat do ta shkarkojnë qytetin dhe do ta shmangin kaosin.

Të hënën janë asfaltuar së paku 4 rrugë të tilla, të cilat lidhen me rrugën magjistrale: Prishtinë – Hani i Elezit.

Ndërkohë për ta lehtësuar këtë kaos brenda qytetit, kjo komunë edhe në fillim të vitit pati marrë iniciativë për lirimin e disa rrugëve nga parkimet e veturave. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë asfaltimit të disa rrugëve në qendër të qytetit, ka thënë se po vazhdon përpjekjet e qeverisjes lokale për ta ndihmuar qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve. Sipas tij, Komuna ka alokuar 60 mijë euro për asfaltimin e 4 rrugëve, të cilat lidhen me rrugën “Astrit Bytyçi” dhe magjistralen Prishtinë-Hani i Elezit, me qëllim që qyteti të shkarkohet nga automjetet (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).