Arbëri

Afro 50 nxënës në secilën paralele të shkollës fillore në Fushë-Kosovë

Descriptive Text

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës janë në hall si t’u bëjnë vend nxënësve të shumtë që i shtohen çdo ditë shkollës fillore “Mihal Grameno” në lagjen “Dardania” të kësaj komune. Numri i nxënësve nëpër klasa shkon deri në 48. Aktualisht kjo shkollë numëron 2700 nxënës.

Drejtori për Arsim në Fushë-Kosovë, Islam Shabani, thotë se janë detyruar që nxënësit e klasave 6-9 t’i bartin në objektin e papërfunduar të shkollës “Daut Bogujevci”. Ndërsa për objektin e ri (paralele e “Mihal Gramenos”) që ka nisur të ndërtohet në vitin 2017 nuk pritet të jetë gati para shtatorit të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi deri në 48 nxënës në klasë në ‘Mihal Grameno’ se aty është presioni më i madh shkak që rreth e rreth kemi ndërtime, banesa të shumta, prandaj aty është presioni më i madh. Nuk janë të gjitha klasat me 47-48, ka edhe me 42, 43, një klasë edhe 40, po shumë klasë janë 40 e tutje, gati gjysma, diku 16-17 paralele janë me mbi 43 nxënës”, ka thënë Islam Shabani.

Sipas tij, kështu njësoj është në të gjitha paralelet, si në klasat e para, ashtu edhe në klasat tjera.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)