Arbëri

20 biznese me peticion e protestë kundër projektit “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj

Dhjetëra përfaqësues të bizneseve në rrugën “Medlin Olbrajt”, në qendër të Ferizajt, nëpërmjet peticionit e protestave po vazhdojnë ta kundërshtojnë projektin e ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit” me arsyetim se do ta vështirësojë afarizmin e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve tashmë i kanë ndërprerë punimet e këtij projekti me arsyetim se ndërtimi i tunelit po afrohet deri një metër afër bizneseve, ndërkohë ata kanë kontraktuar edhe një avokat për ta paditur Komunën për cenim të të drejtave të tyre. Ata kanë paralajmëruar protestë ditëve në vazhdim, shkruan sot Koha Ditore.

Në peticionin e bizneseve kërkohet që projekti “Bashkimi i qytetit” të anulohet ose të rishikohet derisa po cenohet e drejta e bizneseve. “Për këtë projekt nuk është mbajtur ndonjë diskutim publik dhe as nuk kemi qenë në dijeni si biznese apo si banorë të kësaj rruge. Me anë të kësaj ankese kërkojmë që ky projekt të anulohet ose të rishqyrtohet”, thuhet, midis të tjerash, në peticionin e bizneseve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)