27 persona akuzohen për uzurpim të pronës së Hekurudhës

27 persona akuzohen për uzurpim të pronës së Hekurudhës

12 tetor 2018 11:31

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për rastet e uzurpimeve të pronës së Hekurudhës në Komunën e Prizrenit. Po ashtu, ka bërë të ditur se ka marrë aktvendimin për nisjen e hetimeve ndaj 13 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Burimet brenda Prokurorisë në Prizren kanë bërë të ditur se 27 aktakuzat janë ngritur kundër personave privatë që dyshohen për uzurpim të pronës së Hekurudhës, përderisa hetimet janë iniciuar kryesisht ndaj ish-zyrtarëve apo zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në një komunikatë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit është sqaruar se aktakuzat janë ngritur pas hetimeve të kryera lidhur me 51 kallëzimet penale të bëra nga kompania për menaxhim të infrastrukturës hekurudhore – “Infrakos”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme