Nëntëdhjetë mijë euro zhdëmtim për 4 nxënëset e përvëluara në Pejë

Nëntëdhjetë mijë euro zhdëmtim për 4 nxënëset e përvëluara në Pejë

12 tetor 2018 10:32

Pas gati tre vjetësh procedura të zhvilluara gjyqësore lidhur me paditë e ngritura kundër Komunës së Pejës për zhdëmtim të katër nxënëseve të lënduara nga shpërthimi i ngrohjes qendrore në shkollën fillore “Dardania” në Pejë më 6 nëntor të vitit 2015, Gjykata Themelore e Pejës ka sjellë aktgjykimin edhe për nxënësen e katërt, A.M., për të cilën nuk ishte arritur pajtim gjyqësor si në rastin me tri nxënëset e tjera, për të cilat lënda kishte përfunduar para pesë muajve.

Në rastin e A.M. përfaqësuesi ligjor i familjes së saj, Bajram Mujaj, dhe Komuna e Pejës nuk kanë arritur të pajtohen për një shumë të zhdëmtimit, pasi për këtë rast kryetari i Komunës nuk ka dhënë ndonjë ofertë, për shkak se nxënësja A.M. ka qenë më e lënduara prej të katërtave që e kishin paditur Komunën dhe ia kishin lënë Gjykatës për të vendosur për lartësinë e zhdëmtimit, bazuar edhe në ekspertizat e mjekëve ligjorë.

Pala paditëse ka kërkuar 80 mijë euro zhdëmtim në rastin e A.M., mirëpo, gjykata ka sjellë aktgjykimin për 23 mijë e 500 euro më pak sesa shuma e kërkuar. “Për lëndën e A.M., Gjykata Themelore në Pejë ka marrë aktgjykim me të cilin pjesërisht ka aprovuar kërkesëpadinë e paditëses dhe ka aprovuar shumën prej 56 mijë e 674 eurosh”, ka treguar Tringa Zhuti, zyrtare për informim në Gjykatë Themelore të Pejës, lartësinë e shumës se mjeteve që komuna e Pejës obligohet të paguaj si zhdëmtim nxënëses A.M. Megjithëse shuma nuk është ajo që është kërkuar, avokati i familjes së kësaj nxënëseje, Bajram Mujaj, është pajtuar me shumën që ka vendosur gjykata dhe se nuk do të paraqesin ankesë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme