LDK: Projekti “Bashkimi i qytetit” i Ferizajt i jashtëligjshëm

LDK: Projekti “Bashkimi i qytetit” i Ferizajt i jashtëligjshëm

12 tetor 2018 09:34

Projektin katërmilionësh i ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit”, LDK-ja e Ferizajt të enjten e ka cilësuar të jashtëligjshëm dhe në shpërputhje me Planin strategjik dhe atë Zhvillimor dhe me Ligjin për buxhetin.

Nëpërmjet një konference për media, kryetari i LDK-së, Dega në Ferizaj, Muharrem Svarqa, njëherësh shef i grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt, ka thënë se hapja e një tuneli në rrugën "Medlin Olbrajt" po bëhet pa i respektuar procedurat ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky projekt tashmë ka nisur në kundërshtim me Ligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2018, sepse nuk figuron në investimet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe as në atë të komunës. Pra, ky projekt nuk gjendet në asnjë kod buxhetor.

Madje, edhe konkursi për hartimin e projektit ideor dhe detal është në kundërshtim të plotë me ligjin sepse nuk ka mjete të planifikuara për këtë destinim. Komuna e ka një operator për hartimin e projekteve, i cili ka qenë përfitues i tenderit me procedurë të hapur dhe dyfishimi i kompanive për hartimin e projekteve, është diçka e re në Kosovës”, ka thënë Svarqa.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme