Nënshkruhet kontrata për ndërtimin në Malishevë të qendrës së banimit social me 40 apartamente

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin në Malishevë të qendrës së banimit social me 40 apartamente

11 tetor 2018 12:46

Malishevë, 11 tetor - Pas përfundimit të të gjitha procedurave, sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e qendrës së banimit social në Malishevë, e cila do t’i ketë 40 banesa, të dedikuara për rastet sociale, të cilat e kanë problem strehimin. Marrëveshja është nënshkruar në mes të Komunës së Malishevës dhe operatorit ekonomik N.N. “Themeli”.

Qendra e banimit social, me 40 banesa dhe infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, do të kushtoj rreth 650 mijë euro dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Malishevës.

Bazuar në kontratën e nënshkruar, ky projekt duhet të kryhet brenda dy vjetësh, ndërsa punimet pritet të fillojnë nga java e ardhshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme