Arbëri

Buxheti redukton numrin e shtëpizave për pensionistë në Pejë

Qe në muajin shkurt të këtij viti Komuna e Pejës kishte paralajmëruar ndërtimin e tri objekteve për qëndrim ditor për grupmoshën mbi 65 vjeç. Këto shtëpi për qëndrim ditor Komuna i ka menduar të jenë tip kafe-bari dhe një vend rekreativ ku pensionistët do të qëndrojnë gjatë ditës dhe ku do të kenë mundësi të lexojnë e të argëtohen me lojëra të ndryshme.

Këto shtëpi për qëndrim ditor kanë qenë të planifikuara të ndërtoheshin sivjet dhe të cilat si ide dhe modele, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Petrit Loci, i kishte marr në Kroaci. Për ndërtimin e shtëpisë së parë, Komuna kishte identifikuar edhe lokacionin, një hapësirë në mes të Shtëpisë së Kulturës dhe parkut të vogël të qytetit, që në Pejë ai vend njihet si te “Vorret e gata”, shkruan sot Koha Ditore. 

Ai lokacion i zgjedhur në skaj të parkingut që gjendet në oborrin e shtëpisë së kulturës, sipas Locit është i përshtatshëm pasi edhe gjendet buzë parkut të vogël. Përveç këtij objekti në qendër të qytetit, dy objektet tjera të njëjta përdhese dhe me hapësirë prej së paku 100 metra katrorë, komuna kishte planifikuar ti ndërtojë në dy lagje tjera të qytetit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)