Arbëri

Kryetarët e komunave s`i përmbushën as 10 për qind të premtimeve

Kryetarët e 26 komunave të Kosovës, në vitin e parë të mandatit, nuk kanë arritur të përmbushin as dhjetë për qind të premtimeve që i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Kështu thuhet në një analizë që e ka publikuar të mërkurën Instituti GAP , në lidhje me dinamikën e realizimit të premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët aktualë të komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Aty thuhet se prej mbi 900 premtimeve të dhëna në 26 komuna, për vitin e parë të këtij mandati janë përmbushur plotësisht 95 premtime, pjesërisht të përmbushura rezultojnë 53 premtime, ndërsa në 301 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre. Por janë edhe 455 premtime që akoma nuk kanë nisur së realizuari.

Bazuar në këto të dhëna, del se realizimi i premtimeve që ata kanë dhënë mesatarisht sillet deri në 5 për qind për secilin prej tyre.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)