Arbëri

Komuna shpërfill mediat për mbledhjet e Kuvendit

Transparencë me media e qytetarë është duke synuar Komuna e Obiliqit nëpërmjet një plani të veprimit, shkruan sot Koha Ditore.

Por zyrtarët e saj as edhe një herë të vetme deri tash nuk kanë njoftuar as për mbledhjet e Kuvendit Komunal e për shumicën e ngjarjeve që janë zhvilluar në këtë komunë gjatë këtij mandati. Të vetmen gjë që e kanë bërë komunarët e Obiliqit deri tash është dërgimi i disa lajmeve aty-këtu. Megjithatë, edhe aty jo të gjitha lajmet postohen, siç ka ndodhur edhe me seancën kur është miratuar ky plan, e që nuk shihet në uebfaqen zyrtare të saj. Sidoqoftë, në Planin e veprimit për transparencë janë paraparë 15 objektiva që synojnë ngritjen e transparencës.

E para parasheh mbledhje të hapura të Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve. Si aktivitet i Planit të transparencës parashihet njoftim për mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal dhe Komiteteve në ueb-faqen zyrtare; në vendet më të frekuentuara brenda territorit të Komunës; në media të shkruara dhe elektronike; dhe rrjete sociale. E njësia ose personi përgjegjës për publikimin e dokumenteve dhe aktiviteteve të Komunës, sa i përket objektivit të parë është Sekretaria e Kuvendit, e cila përmes Zyrës për komunikim me publikun i njofton qytetarët së paku shtatë ditë pune para mbajtjes së mbledhjeve. Në objektivin e dytë planifikohen takime të kryetarit me publikun.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.