Arbëri

Vetëvendosje akuzon Komunën për dështim në mbrojtje ambienti

Subjekti opozitar lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj nëpërmjet një konference shtypi, ka akuzuar Ekzekutivin e komunës për dështim në mbrojtje të ambientit derisa objekti i administratës komunale vazhdon të ngrohet me lëndë djegëse të thëngjillit, i cili liron tymin, blozën e pluhurin.

Sipas VV-së oxhaku i objektit të komunës po i ndot disa lagje përreth, por edhe oborrin e shkollës fillore “Gjon Serreçi”, i cili është afër saj, shkruan sot më shumë Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.