Arbëri

Ujëvarat e Mirushës vërshohen nga mbeturinat

Descriptive Text

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore e turistike. Dhe në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

Mirëpo, përveç peizazheve të kësaj bukurie të rrallë natyrore, Ujëvarave të Mirushës po u shtohet edhe një peizazh tjetër i shëmtuar nga mbeturinat që po i hedhin qytetarët kur vizitojnë ato mrekulli të natyrës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto mbeturina tek Ujëvara e Mirushës i kishin rënë në sy edhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Rrugës te Ujëvara e Mirushës kam parë plotë shishe të plastikës...” Këto komente ai i ka bërë një ditë më parë gjatë lansimit të fushatës tremujore për Mjedisin dhe Javës në Diplomaci për Klimë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ujëvara e Mirushës dhe sipërfaqet e saj përreth shtrihen në tri komuna, por kryesisht në territorin e Komunës së Malishevës dhe asaj të Klinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)