Arbëri

Tarifa e tatimit në paluajtshmëri në komunë të Ferizajt 10 për qind më e vogël

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt me shumicë votash kanë miratuar propozimvendimin e Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për 2019, e cila parasheh zbritje 10 për qind.

Rreth këtij propozimvendimi subjektet opozitare, LDK-ja dhe VV-ja, vlerësuan se po zbritet vlera e patundshmërisë, por jo tatimi në pronë, ndaj në këtë mënyrë po i humb vlera tokës në Ferizaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas opozitës ky propozimvendim është proceduar, duke e kamufluar premtimin elektoral të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për ulje të tatimit në pronë prej 10 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)