Arbëri

Në Kovragë të Istogut shënohet “Dita e Mollës”

Në Kovragë të Istogut sot është shënuar “Dita e Mollës”, manifestim ky tradicional që mbahet tash e 13 vjet.

Të pranishmit në emër të kryetarit Haki Rugova i ka përshëndetur nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, i cili tha se përmes këtij organizimi po mundohen që me pjesëmarrje të bizneseve dhe tregtarëve këto produkte të kenë ku t’i plasojnë.

Blakaj shpreson se Ministria me politikat zhvillimore të orientohet më shumë në investime në bujqësi sidomos në përkrahje të fermerëve të mëdhenj në mënyrë që të nxitet një bujqësi sa më intensive.

Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi, tha se Kovraga është storie e suksesit të Istogut dhe vet fermerëve e kultivuesve.