Arbëri

Policët në Malishevë dhurojnë gjak

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë dhe stafi civil i këtij stacioni, vullnetarisht sot kanë dhuruar gjak për nevojat e shërbimit shëndetësor në vend.

Këtij aksioni, përveç zyrtarëve policorë, i janë përgjigjur edhe disa qytetarë, ndërsa këtë aksion të dhurimit vullnetar të gjakut, e ka përshëndetur edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka vizituar zyrtarët policor, përderisa ishin duke dhuruar gjak.

Begaj, është pritur nga u.d. i komandantit të stacionit policor në Malishevë, toger Azem Krasniqi dhe i kanë vizituar zyrtarët policorë të cilët vullnetarisht ishin duke dhuruar gjak.

Aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, i janë përgjigjur edhe qytetarët të tjerë dhe zyrtarë komunalë të Malishevës, sipas njoftimit nga komuna.