Arbëri

Skenderaj kërkon nga Turqia mbështetjen e shoqatave të grave

Descriptive Text

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, ivilcim Kiliç me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësi të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës së Turqisë në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja turke Kiliç, e njoftuar ashari për mundësitë e mbështetjes së shoqatave të grave në komunën e Skenderajt, në aspektin profesional nëpërmjet trajnimeve në fusha të caktuara, pastaj nxënësit e shkollave të mesme, studentët me bursa studimi, por edhe projekte të tjera mbështetëse për fushën e bujqësisë.