Arbëri

Administrata e parkut refuzon kërkesën për dëlirje pylli në Rugovë

Descriptive Text

Era në pranverë, kishte rrëzuar drurë në disa pjesë të pyjeve të Rugovës. Këto ditë disa pronarë pyjesh kanë paraqitur kërkesa në drejtorinë e PK “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë, për t’ua mundësuar bartjen e drurëve të rrëzuar, në emër të pastrimit të pyjeve.

Një kërkesë të tillë e kishte bërë edhe 66-vjeçari, R.N. nga fshati Reka e Allagës, por të cilit, sikurse edhe kërkuesve të tjerë, drejtoria e parkut nuk ua ka lejuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“‘Hormoçat’ i ka rrëzuar era në pranverë dhe kërkuam që të na lejojnë pastrimin e pyllit nga drurët e rrëzuar. Në drejtori të parkut më thanë se nuk lejohet pastrimi i pyllit në Rugovë nga drutë teknikë të dëmtuar. Ata ma dhanë një vendim, si përgjigje që ndalon pastrimin e pyllit. Unë kërkova përgjigje në emrin tim, pasi kërkesën e kam bërë zyrtarisht, por nuk më dhanë përgjigje tjetër, sepse pata për qëllim që t’i drejtohesha gjykatës që unë të mund ta pastroj pyllin tim”, thotë R.N. Ai ka frikë se nëse mbesin drurët ashtu në pyll, kalben dhe mund të shfaqet ndonjë insekt që e dëmton pyllin e shëndosh.

Në drejtorinë për administrimin e PK “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë, thonë se ndalesa për pastrimin e pyjeve private nga drurët teknikë të dëmtuar, është e bazuar në vendimin e lëshuar nga kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)