Arbëri

Shkumëzon Lumëbardhi i Pejës, shkaqet nuk dihen

Uji i Lumëbardhit shkumëzohet në pjesën nën tregun e gjelbër të Pejës. Dendësia e shkumës arrin deri në një metër mbi nivelin e ujit.

Aktualisht ende nuk dihet arsyeja pse kjo po ndodh, por Shoqata e Peshkatarëve shpreh shqetësimin, duke thënë se lumi shkumëzon nga ndotja e ujit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo shoqatë dyshon se rrjedhja nga një gyp pak metra mbi kaskadë, nën të cilën po shkumëzohet uji, mund të jetë shkaktari, por nuk duan një herë askënd të fajësojnë, përderisa nuk konstatohet saktësisht shkaktari i kësaj ndotje, ndonëse Lumëbardhi gjatë tërë rrjedhjes së tij nëpër qytet është bërë edhe kolektor i ujërave të zeza që po derdhën në të.

“Pa u bërë analiza dhe se çka po del prej atij gypi, në nuk mund askënd ta fajësojmë. Inspektoratet e dinë si bëhen ato dhe si gjendet shkaktari e fajtori”, thotë kryetari i SHP “Trofta” në Pejë, Erol Grapci... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)