Arbëri

Bytyqi: Synojmë orientim të nxënësve në shkolla profesionale

Foto: Koha

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, gjatë vizitës në Klinë, të premten ka bërë të ditur se synim i Ministrisë bashkë me komunat është rritja e cilësisë së kushteve për nxënësit.

Ai ka thënë se synohet që sa më shumë të rinj të orientohen në shkolla profesionale.

Kurse kreu i Klinës, Zenun Elezaj, kërkoi më shumë kompetenca për nivelin lokal.

“Morëm premtime që do të kemi mbështetje për ato që na mungojnë dhe të cilat janë në kompetencë të nivelit qendror”, ka thënë Elezaj, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë.