Peja promovon tolerancën fetare

Peja promovon tolerancën fetare

22 shtator 2018 08:54

Me një debat të zhvilluar me të rinjtë e Pejës nga përfaqësuesit e besimeve fetare dhe të komunës, është shënuar dita e promovimit të tolerancës fetare në Pejë, 21 shtatori, e cila datë nga viti i kaluar është ditë zyrtare në Komunën e Pejës për tolerancë fetare.

Me këtë ditë Peja po bëhet shembull për promovim të tolerancës fetare, ndonëse siç u shpreh para të rinjve, Fatmir Asllani, drejtor i Administratës Komunale, vetëm po promovohet përditshmëria që ekziston në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Të gjithë përfaqësuesit e besimeve fetare në Pejë, edhe u përcollën mesazhe të rinjve të pranishëm në këtë debat të parë të këtij lloji të mbajtur në Pejë.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë, Mulla Musli Arifaj, kujtoi së pari takimet për promovimin e tolerancës fetare në vende të ndryshme të botës, ku ai siç tha Arifaj, ka qenë shpesh pikë reference dhe shembull për ata që ka prezantuar për popullin tonë, tolerancën fetare dhe bashkëjetesën e shkëlqyer mes veti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme