Mitrovica do të shënojë 50 vjetori i demonstratave të vitit 1968 në Kosovë

Mitrovica do të shënojë 50 vjetori i demonstratave të vitit 1968 në Kosovë

20 shtator 2018 16:01

Mitrovica do të shënojë 50 vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1968, të cilat konsideron si pika nga nisi udhëtimi i vendosur i Kosovës drejt pavarësisë dhe çlirimit nga Serbia.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka biseduar sot me veprimtarin dhe njërin nga organizatorët kryesor të demonstratave studentore të vitit 1968 në Kosovë, Selatin Novosella, dhe organizatorin e këtyre demonstratave në Mitrovicë, Latif Zariqi, për organizimin e aktiviteteve për shënimin e 50 vjetorit të këtyre demonstratave.

Veprimtari Novosella, e njoftoi kryetarin Bahtiri me programin e Këshillit Qendror për shëmimin e 50 vjetorit të organizimit të demonstratave studentore, me theks të posaçëm organizimin e aktiviteteve për shënimin e 50 vjetorit të demonstratave në Mitrovicë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, vlerësoi rëndësinë e këtyre demonstratave dhe shtoi se do të angazhohet maksimalisht për shënimin në mënyrë sa më dinjitoze të këtij 50 vjetori edhe në Mitrovicë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme