Arbëri

Gjilani e shënon “Ditën pa makina”

Komuna e Gjilanit ka organizuar sot aktivitetin “Dita pa makina”, në kuadër të aktivitetit “Ta pastrojmë Kosovën”, për të përdorur më tepër biçikletat, sepse shëndeti është më i mirë për njeriun, shërbimet janë më të shpejta dhe ambient është njëkohësisht më i patër.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili së bashku me Komandantin e Policisë dhe me zyrtarë komunalë e qytetarë, kanë marshuar nëpër qytet me biçikleta, ka thënë se Gjilani shënon “Ditën pa makina”, dhe bënë thirrje te qytetarët që të përdorin më tepër ecjen në këmbë dhe qarkullimin me biçikleta, për të shmangur tymin dhe ndotjen që shkaktojnë veturat.

Rruga kryesore nga rrethi në qendrën e qytetit e deri të universiteti “Kadri Zeka”, është e bllokuar për qarkullimin e makinave nga ora 10:00 deri në orën 12:00.