Vendosen tabelat me emërtime rrugësh në të gjitha vendbanimet e Pejës

Vendosen tabelat me emërtime rrugësh në të gjitha vendbanimet e Pejës

20 shtator 2018 10:09

Peja ka nisur realizimin e projektit për vendosje tabelash të rrugëve nëpër të gjitha vendbanimet. Me identifikimin e vendeve, sipas hartave të pozicionimit dhe vendosjen fillimisht të shtyllave për tabela me emërtimin e rrugëve, po realizohet projekti që financohet nga Qeveria e Norvegjisë.

Drejtori i Urbanizmit, Rajan Arapi, ka njoftuar të mërkurën për KD-në se projekti është duke u realizuar përmes Autoritetit Norvegjez të Hartave, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit midis Qeverisë së Norvegjisë, Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Pejës. Së pari, siç tregon Arapi, janë duke u identifikuara vendet sipas hartave të pozicionimit për vendosjen e shtyllave e pastaj do të vendosen tabelat me emërtime të rrugëve.

Lista me rreth një mijë rrugë të emërtuara në 78 fshatra dhe në disa rrugë të Pejës, e propozuar nga Komisioni për emërtim rrugësh dhe sheshesh, është miratuar nga Kuvendi Komunal në korrik të vitit të kaluar, por për një vit nuk ishte vendosur asnjë tabelë në asnjë rrugë të vetme (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme