Komuna e Pejës akuzon operatorët për keqmenaxhim të sinjalistikës rrugore

Komuna e Pejës akuzon operatorët për keqmenaxhim të sinjalistikës rrugore

20 shtator 2018 09:05

Sinjalizimi i horizontal dhe vertikal i rrugëve të Pejës, i ka kushtuar arkës komunale në pesë vjetët e fundit afro 180 mijë euro.

Vit pas viti janë shpallur tenderët për sinjalizimin e rrugëve dhe vendosjen e pengesave të sigurisë trup rrugëve, kryesisht para shkollave.

Deri në vitin 2014 kanë qenë 60 mijë euro buxhet në vit për sinjalizim të rrugëve, derisa për vitin 2015 dhe 2016 kanë qenë nga 20 mijë euro.

Për tenderin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal të rrugëve për vitin 2017 kanë qenë të ndara serish 60 mijë euro buxhet.

Edhe në vitin 2018 janë shpenzuar për tenderin e sinjalizimit të rrugëve rreth 13 mijë euro, i cili tashmë ka përfunduar në terren.

Çdo herë pas përfundimeve të punëve në sinjalistikën e rrugëve urbane dhe rurale është konsideruar e përmirësuar gjendja e sinjalizimit të rrugëve me shenjat vertikale dhe horizontale, përfshirë edhe vendosjen e pengesave trup rrugëve në pikat e identifikuara si të domosdoshme. Megjithatë, në shumicën e vendkalimeve për këmbësorët në rrugët e Pejës, duket sikur me vite nuk janë ngjyrosur shiritat e bardhë të “zebrës”. Pavarësisht se edhe sivjet ishte tenderi për sinjalizim të rrugëve, në vendkalimet para disa shkollave mungojnë edhe pengesat e shtrira të sigurisë për nxënësit. Vjeshtën e vitit 2016 nëpër rrugët e Pejës janë vendosur rreth 300 pengesa për të penguar lëvizjen e shpejtë të makinave (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme