Forumi i Biznesit sjell 600 afaristë dhe 140 kompani në Prizren

Forumi i Biznesit sjell 600 afaristë dhe 140 kompani në Prizren

20 shtator 2018 08:42

Edicioni i pestë i takimit ndërkombëtar të biznesmenëve, që organizohet nga Forumi i Biznesit në Prizren, do të mbahet nga mesi i muajit nëntor, dhe në këtë organizim pritet që të jenë të pranishëm rreth 600 afaristë vendi dhe ndërkombëtarë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se data e mbajtjes së takimit të biznesmenëve, panairit e konferencës për arsye teknike është ndërruar dhe është bartur në muajin nëntor.

“Edicioni i radhës i takimit ndërkombëtar të biznesmenëve, konferenca dhe panairi – Prizreni 2018 do të mbahet më 14, 15 dhe 16 nëntor”, ka thënë nënkryetari Forumit të Biznesit në Prizren, Ideal Çollaku, gjatë një konference shtypi. Sipas tij, qëllimi i këtij organizimi është promovimi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit dhe më gjerë, përkatësisht tërheqja e investitorëve (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme