Rahovecianët njihen me legjislacionin e banimit social

Rahovecianët njihen me legjislacionin e banimit social

20 shtator 2018 08:55

Autoritetet komunale të Rahovecit kanë bërë të ditur se janë në përfundim e sipër të një ndërtese për banim social, ku banesat do t’u jepen në shfrytëzim aplikuesve që i plotësojnë kriteret sipas legjislacionit në fuqi. Njëherësh kanë paralajmëruar edhe hartimin e planit trevjeçar të banimit në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Me qëllim të shpjegimit të konceptit të banimit social dhe dispozitave të Ligjit për financimin e programeve të veçanta të banimit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, të mërkurën, organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me OJQ-në “Developing Together”, është mbajtur debati publik me qytetarë për banimin social në Komunën e Rahovecit.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit gjatë këtij debati publik, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Samir Mustafa, ka thënë: “Komuna e Rahovecit është në përfundim e sipër të një objekti për banim social dhe pas përfundimit të tij, sigurisht që do të bëjmë njoftimin publik dhe më pas personat që aplikojnë dhe që i plotësojnë kushtet do të vendosen në atë objekt” (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme