Masa ndëshkuese ndaj shkeljes së detyrave dhe disiplinës në punë në QKMF të Klinës Foto: Koha

Masa ndëshkuese ndaj shkeljes së detyrave dhe disiplinës në punë në QKMF të Klinës

19 shtator 2018 10:04

Drejtoria e Shëndetësisë e Klinës ka formuar një grup koordinues për vlerësim të cilësisë së shërbimeve dhe disiplinës të gjithë stafit mjekësor, i angazhuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe ambulancat në këtë komunë.

Me masat e marra, synohet rritja e shërbimeve dhe e disiplinës në të gjithë stafin dhe suspendimin nga puna e atyre që nuk ofrojnë shërbime në nivelin që duhet të jetë, shkruan sot “Koha Ditore”.

E gjithë kjo ngritje e kontrollit në qendrat mjekësore të Klinës, ndërlidhet siç thotë drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, me dukuritë si mosrespektimin e orarit të punës, bashkëpunimi i mjekëve me farmacitë dhe kompanitë e barnave, mosrespektimi i pacientëve, si edhe referencat e shumta që po bëhen nga laborantët dhe mjekët e QKMF-së për laboratorët dhe klinikat e caktuara private.

“Çdo ditë po marrim masa ndaj punëtorëve shëndetësorë. Po i përdorim fillimisht vërejtjet me gojë dhe vërejtjet me shkrim. Por ka raste që i kemi ndëshkuar edhe me heqje mëditjeje. Këto ndëshkime kur po i prek në xhep, kanë nisur të ndikojnë në rritjen e disiplinës dhe shërbimit në punë”, tregon Sejdiu për masat që po shqiptohen. Sipas tij, deri tashti janë ndëshkuar dhjetë veta me heqje të një mëditje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme