Inspektorati rrënon objektet që kanë uzurpuar trasenë e hekurudhës në Prizren Foto: Koha

Inspektorati rrënon objektet që kanë uzurpuar trasenë e hekurudhës në Prizren

18 shtator 2018 08:55

Inspektorati i Komunës së Prizrenit, të hënën, ka filluar aksionin për lirimin e trasesë së hekurudhës nga uzurpimet e ndryshme.

Sipas tyre, në orët e para të këtij aksioni nuk ka pasur ndonjë kundërshti nga palët që e kanë shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar pronën e “Infrakosit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi, ka pohuar se aksioni ka filluar prej stacionit hekurudhor dhe se në fazën e parë do të shtrohet deri te autostrada.

“Ashtu siç jemi zotuar dhe bazuar në marrëveshjen me ‘Infrakosin’ sot kemi filluar aksionin për pastrimin e hekurudhës nga uzurpatorët e ndryshëm. Deri në momentin e raportimit s’ka pas rezistencë apo ndonjë incident. Në disa pika qytetarët kanë filluar sot që ta lirojnë hapësirën e uzurpuar, kur e kanë parë se aksioni po zbatohet me seriozitet”, ka thënë Thaqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme