Mijëra euro dëme nga vjedhja e kapakëve të pusetave në Pejë Foto: Koha

Mijëra euro dëme nga vjedhja e kapakëve të pusetave në Pejë

18 shtator 2018 09:36

Vjedhja e kapakëve të pusetave në qytetin e Pejës është bërë një dukuri e pafund. Pothuajse nuk ka rrugë në qytet që nuk bie në sy ndonjë pusetë pa kapak

Përveç qytetarëve, shqetësime i ka shprehur edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Publike. E në këtë drejtori pranojnë se vjedhjet e kapakëve po ndodhin tepër dhe se rrallë kalon një ditë e që nuk paraqitet ndonjë qytetar të shfaqë mungesën e kapakut të një pusete dhe vendosjen e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Xhevahire Çeku-Kelmendi tregon se i ka ndodhur që në një rrugë i kanë vendosur pusetat e reja të premten, kurse të hënën kanë ardhur banorët dhe kanë raportuar se janë vjedhur kapakët sërish.

Evidencë sa kapakë janë vjedhur sivjet nuk kanë në këtë drejtori, por, siç thotë ajo, prejse e ka marrë këtë post me siguri janë vjedhur së paku 100 kapakë. Varësisht nga pesha e kapakut të pusetës, ajo mund të kushtojë edhe deri në 120 euro. Por, siç tregojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, mesatarja e çmimit të një kapaku që zakonisht i vendosin sillet prej 50 deri në 70 euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme