
Kamenica dhe BIK-u marrin përsipër shpenzimet e varrimit
13 prill 2017 13:31
Begzad Sinani, kryetar i Kamenicës dhe Bejtullah Hashani, kryetar i Bashkësisë Islame të Kamenicës, të mërkurën, kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e kësaj komune.
Sipas marrëveshjes 50 për qind të shumës së varrimit do të mbulojë Bashkësia Islame në Kamenicë si edhe 50 për qind të shumës tjetër do t’i heqë Komuna e Kamenicës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.