Arbëri

Prizreni funksionalizon sistemin e administratës

Descriptive Text

Kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se është funksionalizuar sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetasve dhe pritjet sipas tij do të jenë më të organizuara.

“Sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar dhe nga sot pritjet në sportele do të jenë të organizuara sipas numrit rendor. Kjo nënkupton marrjen e një numri në lëshuesin e tiketës, i cili mundëson pritje në radhë për shërbim në sportelet e Komunës. Risia tjetër është vendosja e banakut për informacion i cili që në hyrje do të orientojë qytetarët drejt grupit të duhur të sporteleve”, ka shkruar ai.

Ai shton se pajisjet e këtij sistemi kanë ekzistuar në Komunë, por kurrë nuk kanë qenë të funksionalizuara. Për më tepër, ky sistem ka pasur më shumë pajisje se që ka nevojë.

“Funksionalizimi i këtij sistemi është bërë me angazhimin e drejtorit Osman Hajdari dhe punës vullnetare të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i falënderoj nga zemra për angazhimin, ndërsa qytetarët i uroj për shërbimet e reja komunale që tani e tutje do të kryhen më shpejtë e më lehtë”, shkruan ai.