Nis ndërtimi i rrjetit të ujit dhe kanalizimit për shkollën në Bubavec

Nis ndërtimi i rrjetit të ujit dhe kanalizimit për shkollën në Bubavec

14 shtator 2018 15:17

Sot ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për objektin e shkollës në fshatin Bubavec, si dhe i sistemit të ujit, me një gjatësi prej mbi 800 metra.

Rrjeti i kanalizimit të shkollës, do të lidhet me rrjetin kryesor të kanalizimit të fshatit, rrjet i cili në të njëjtën kohë është i domosdoshëm për hapjen e objekti të ri të shkollës. Punimet e filluara sot, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punët që janë duke u bërë.

“Punët janë duke ecur mirë dhe po kryhen në mënyrë profesionale në këtë rrejt të kanalizimit, që në realitet, rregullimi i këtij kanalizimi është domosdoshmëri për hapjen apo lëshimin në përdorim të objektit të ri të shkollës”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Bubavec.

“Në kuadër të përgatitjes së objektit të ri të shkollës, do të hapet një pus dhe do të ndërtohet edhe sistemi i ujit për objektin e shkollës, në mënyrë që objekti i ri i shkollës, të jetë i kompletuar dhe i gatshëm zhvillimin e procesit mësimor”, ka thënë Berisha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme