Prokuroria e Ferizajt fillon hetimet për listat e veteranëve të UÇK-së

Prokuroria e Ferizajt fillon hetimet për listat e veteranëve të UÇK-së

14 shtator 2018 13:50

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur dje takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, dhe ka caktuar tre prokurorë, të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime.

Kryeprokurori Jashari ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800 aplikacioneve të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme