Investime në programe të veçanta banimi në Prizren pa plan të banimit social

Investime në programe të veçanta banimi në Prizren pa plan të banimit social

14 shtator 2018 13:05

14 shtator – Komuna e Prizrenit prej vitesh investon mjete financiare nga buxheti i saj në programe të veçanta të banimit, ani pse nuk ka miratuar paraprakisht një plan, përkatësisht program për banimin social. Një gjë e tillë është konfirmuar nga drejtuesit e dikasterit të punës dhe mirëqenies sociale, të cilët kanë theksuar se mungesa e këtij plani ka pamundësuar kërkimin e fondeve nga niveli qendror dhe nga donatorët për programet e veçanta për banim.

“Në ditët e para pas marrjes së detyrës së drejtorit të DPMS-së, duke i parë kërkesat e mëdha të qytetarëve për banim dhe zgjidhje të problemit të banimit, ju adresova ministrisë përkatëse për ndihmë për rritjen e buxhetit për me iu ndihmua qytetarëve. Përgjigjja që mora ishte se duhej plani apo programi i banimit, për ta krijuar një fond për këtë çështje. Kur hulumtova në Drejtori nuk gjeta plan të banimit. E gjeta një draft nga një ish-komision i kaluar, që kanë punuar, por dokumenti nuk ka pasur legjitimitet, meqë nuk i kishte kaluar fazat e parapara me ligj”, ka thënë drejtori për punë dhe mirëqenie sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi. Sipas tij, me qëllim të eliminimit të këtij problemi është ndërmarrë nisma për hartimin e planit trevjeçar të banimit social për Komunën e Prizrenit për periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2021.

Për këtë arsye, autoritetet e Komunës së Prizrenit të enjten kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesit e OJQ-së “Developing Together” për përpilimin e këtij plani (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme