Arbëri

Dita e patates shënohet në Debelldeh

Descriptive Text

Viti, 14 shtator- Komuna e Vitisë, të enjten, ka shënuar ditën e patates. Promovimi i patates është bërë në fshatin Debelldeh, i cili njihet për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash ka potencuar se patatja e Debelldehut është e njohur në të gjithë Kosovën për cilësinë e saj. “Pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike, puna dhe përkushtimi i kultivuesve vitias të patates kanë bërë që ky produkt edhe sivjet të këtë cilësi të lartë”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se kjo komunë në bashkëpunim me organizatën IKC ka shpërndarë gjatë këtij viti mbi 13 mijë kilogramë farë të patates për kultivuesit e Debelldehut.

Kurse Ekrem Bajrami, drejtor i organizatës së IKC-së, ka thënë se në bashkëpunim me Komunën do të angazhohemi të nxjerrim një brend për pataten e veçantë të Debelldehut.