Arbëri

Monitoruesit konstatojnë vonesën e Kuvendit të Klinës në funksionalizimin e komiteteve

Klinë, 14 shtator – Organizata joqeveritare KOHA, në vazhdën e zbatimit të projektit “Qytetari ndihmon Komunën”, ka bërë të ditur se nga monitorimi i Kuvendit Komunal për periudhën janar – qershor janë mbajtur 6 seanca të rregullta dhe janë shqyrtuar 52 pika të rëndit të ditës.

OJQ KOHA vlerëson se gjatë kësaj periudhe të monitorimit, Kuvendi i Komunës së Klinës ka treguar neglizhencë në zbatimin e ligjeve, gjegjësisht Ligjit për barazi gjinore, me ç´rast ka pasur edhe kthim të vendimeve të Kuvendit nga ana e MAPL-së.

Kuvendi i Klinës, siç vlerëson kjo OJQ, gjithashtu është vonuar në konsolidimin dhe funksionalizimin e komiteteve ndihmëse, të cilat deri më tani kanë qenë pasive, me gjithë deklarimeve të vetë kryesuesve dhe anëtarëve të komiteteve për angazhim në shqyrtimin dhe analizimin profesional të çështjeve specifike për Komunën e Klinës.

Ligji për vetëqeverisje lokale dhe Rregullorja komunale për transparencë njohin të drejtën e qytetarëve për pjesëmarrje dhe format e informimit, megjithatë për periudhën janar- qershor 2018, sipas OJQ KOHA, në të shumtën e rasteve apo fare nuk ka pasur njoftime zyrtare publike për mbajtjen apo mosmbajtjen e takimeve të komiteteve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).