Arbëri

Rahoveci është gati për aksionin ”Ta pastrojmë Kosovën”

Anëtarët e task forcës komunale të Rahovecit për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” kanë mbajtur takim për koordinimin dhe zhvillimin e këtij aksioni.

Smajl Latifi, kryetar i Komunës, bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë aksion, ndërsa Përparim Krasniqi, kryesues i task forcës, njoftoi se aksioni fillon simbolikisht më 15 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.

Drejtorët e drejtorive komunale, të cilët edhe janë pjesë e kësaj task force, u zotuan se do të jenë edhe vetë pjesë e këtij aksioni.