Arbëri

Vushtrria kërkon nga Qeveria kompensimin e dëmeve për bujqit

Komuna e Vushtrrisë sot edhe zyrtarisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë mjete për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve.

“Komuna e Vushtrrisë gjatë muajit korrik është goditur nga vërshimet e shiut. Më këtë rast shumë ekonomive familjare dhe bujqve ju janë dëmtuar mbjelljet bujqësore, thotë kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Sipas vlerësimit të Komisionit komunal, si pasojë e vërshimeve ekonomive familjare dhe bujqve të Vushtrrisë u janë shkaktuar dëme në vlerë 118,492.00 €.