Themelohet task forca “Ta pastrojmë Podujevën”

Themelohet task forca “Ta pastrojmë Podujevën”

11 shtator 2018 10:47

Komuna e Podujevës ka themeluar task forcën “Ta pastrojmë Podujevën”, e cila do të koordinojë dhe organizojë aktivitetin e pastrimit në kuadër të iniciativës së Qeverisë së Kosovës për organizmin e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Takimin e parë të saj e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, ndërsa në përbërje të saj janë përfaqësues të institucioneve relevante, drejtorë komunalë, përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe përfaqësuesit e kompanive publike që veprojnë në Podujevë.

Ai foli për rëndësinë e organizimit sa më të mirë dhe masiv të aksionit të 15 shtatorit, duke kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve për një ditë të suksesshme.

Në lidhje me çështjen e organizmit të kompanive që janë të kontraktuara nga Komuna e Podujevës, drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi tha se Komuna e Podujevës e ka një kompani që është e kontraktuar për eliminimin e deponive ilegale, por, siç tha ai, do të mbahet një takim të veçantë për t’i mobilizuar të gjitha kompanitë publike që veprojnë në Podujevë për t’iu përgjigjur sa më mirë aksionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme