Arbëri

Asfaltohet rruga e fshatit Gjurgjevik i Madh

Descriptive Text

Sot në dy lagje të fshatit Gjurgjevik i Madh të Klinës kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Me ketë rast kryetari i Klinës, Sokol Bashota, ka uruar banorët për ketë projekt që do të krijoje lehtësira në lëvizjen e tyre. Rruga do të jetë në shërbim të 50 familjeve të cilat kanë shfrytëzuar rrugë tjera alternative duke kaluar kilometra të tëra për t’u lidhur me rrugën magjistrale. Ndërsa me asfaltimin e saj krijohen kushte shumë me të volitshme për jetese.

Në ketë fshat janë asfaltuar rrugët në disa lagje ndërkohë që pritet asfaltimi i rrugëve edhe në pjesët tjera të fshatit.