Arbëri

Vetëvendosje: Komuna e Shtërpcës s’i merr parasysh kërkesat e dy fshatrave shqiptare

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese për medie ka shprehu shqetësimin lidhur me transportin e nxënësve të shkollave të fshatrave Bitijë e Kashtanjevë të Shtërpcës dhe kërkon që komuna të bëjë një zgjidhje për ta, transmeton Koha.net.

Distanca mbi 3,5 kilometra nga shtëpia për në shkollë është bërë problem shqetësues për nxënësit dhe familjet e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë të Komunës së Shtërpcës.

Pavarësisht problemit të distancës dhe pengesave që po krijohen për nxënësit dhe familjet e tyre Komuna e Shtërpcës përkatësisht drejtoria e Arsimit nuk i ka marrë seriozisht asnjëherë kërkesat e këtyre dy fshatrave.

E drejta për shkollim është një e drejtë elementare që duhet të realizojnë edhe fëmijët e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë dhe të gjithë fëmijët tjerë pa dallim vendbanimin, etninë apo edhe dallime të tjera.