Arbëri

LDK: Në Ferizaj, Komuna punëson mësimdhënës mbi baza politike

Descriptive Text

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, ka kritikuar Komunën rreth punësimeve në sektorin e arsimit dhe i ka cilësuar ato mbi baza partiake.

Sipas opozitës, konkurset e fundit për pranim të mësimdhënësve në këtë komunë janë shpallur vetëm “sa për sy e faqe” derisa me kohë u janë dhënë premtime militantëve të tyre për punësim, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër, Drejtoria komunale e Arsimit ka refuzuar të gjitha kërkesat e OJQ-ve për monitorim të procesit të fundit gjatë përzgjedhjes së mësimdhënësve.

Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se kjo qeverisje sikurse në çdo sektor tjetër edhe në sektorin më të ndjeshëm të arsimit ka pranuar militantë të subjektit të tyre duke i shpërfillur kriteret dhe ligjet në fuqi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)