Arbëri

Projekti i e ujërave të zeza në Kamenicë, peng i mjeteve buxhetore

Komuna e Kamenicës s’ka mjete buxhetore për projektin e ujërave të zeza. Prandaj komuna do të aplikojë për financimin e trajtimit të ujërave të zeza në gjithë territorin e kësaj komune, nëpërmjet kredisë së butë austriake në vlerë prej 12 milionë eurosh.

Ndërsa komunarët shprehen se komuna nuk do të hyjë në obligime financiare, ngase kjo buron nga një marrëveshje ndërshtetërore ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë austriake, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por pushteti lokal dhe opozita në këtë komunë deklarojnë se ky proces duhet të përshpejtohet nga Qeveria e Kosovës, ngase trajtimi i ujërave të zeza nuk ka të bëjë vetëm me aspektin komunal, por edhe me atë nacional.

Faton Biçkaj, drejtor i Administratës komunale, i ka deklaruar KD-së se ka shqetësime, ngase ujërat e zeza në këtë komunë derdhen në lumin Morava duke krijuar ndotje, e cila përmes lumit kalon edhe në Serbi. Sipas tij, kjo çështje duhet të adresohet, ngase asnjë shtet nuk lejon që ujërat e zeza të prekin pjesën e territorit të saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22