Arbëri

KKSB-ja brenda një viti realizon 25 aktivitete

Komuna e Lipjanit ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2016 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Në të qartësohet se duke respektuar udhëzimet administrative u është dhënë përfaqësim komuniteteve etnike e fetare, institucioneve relevante të sigurisë, shoqërisë civile dhe grupeve me interesa të veçanta.

Në takimet e rregullta të KKSB-së, pos anëtarëve rregullisht gjatë 2016-s kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSCE-së, ekipi “LMT – KFOR”, “ICITAP”-i etj. Përveç arritjeve, në këtë raport janë publikuar edhe ngecjet e KKSB-së të cilat ndërlidhen me aktivitet vjetore të punës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas këtij raporti, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, njëherësh kryesues i KKSB-së, ka thirrur dhe ka mbajtur të gjitha mbledhjet sipas procedurave të parapara me udhëzime administrative, ndërkohë gjatë vitit 2016 është mbajtur një takim me urgjencë në rastin e vërshimeve.

“KKSB-ja ka diskutuar dhe miratuar unanimisht planin vjetor të punës së KKSB për 2016. Me këtë plan pune kanë qenë të parapara 25 aktivitete. Anëtarët e KKSB-së në vazhdimësi kanë punuar sipas aktiviteteve dhe detyrave të përcaktuara me këtë plan, por në raste të veçanta edhe sipas kërkesave të komunitetit, përkatësisht situatës në terren”, thuhet në raportin e KKSB-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.